Flash News

E-TJERA

E miratoi me 97 vota, Kuvendi nuk humb kohë; Të shtunën mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

E miratoi me 97 vota, Kuvendi nuk humb kohë; Të shtunën mblidhet

Kuvendi nuk humbet kohë pasi miratoi sot me 97 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mbledhja e parë e komisionit është parashikuar nesër (e shtunë) në orën 11.00.

“Zgjedhja e sekretarit për drejtimin e çështjeve administrative dhe teknike të Komisionit Hetimor” dhe miratimi i planit paraprak të hetimit janë disa nga pikat e parashikuara për mbledhjen.

E miratoi me 97 vota, Kuvendi nuk humb kohë; Të shtunën mblidhet

Kujtojmë që një ditë më parë u publikuan emrat e deputetëve anëtarë në Komision, ku si kryetar pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Të fundit