Flash News

E-TJERA

Sot festohet Dita e Verës, si do të devijohet trafiku për dy ditë në Tiranë

Sot festohet Dita e Verës, si do të devijohet trafiku për dy

Bashkia e Tiranës ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve për shkak të aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qytet prej ditës së Verës.

Sipas njoftimit zyrtar, devijimi i trafikut do të nis nga data 13 mars dhe do të zgjasë deri në orët e para të datës 15 mars, ndërsa disa nga kufizimet kryesore të qarkullimit do të aplikohen gjatë datës 14 mars, kur zhvillohen aktivitetet kryesore.

Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Më konkretisht: 

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në segmentet rrugore dhe oraret si më poshtë vijon:

a. Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme, deri në fillim të ish “Hotel Dajti”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e ish “Hotel Dajti”, deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi”, deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;

b. Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri në datën 15 mars, në orën 02:00

-Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”;
-Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

Në rrugën “Lek Dukagjini”;
Në rrugën “Abdyl Frashëri”;
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Në rrugën “Sami Frashëri”;
Në bulevardin “Zhan D’Ark;
Në bulevardin “Bajram Curri”;
Në rrugën “Myslym Shyri”;
Në rrugën “Abdi Toptani”.

3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdoj lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”, do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek bulevardi “Zogu I”.

Të fundit