Flash News

E-TJERA

Sot Fiter Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në sheshin “Skënderbej”

Sot Fiter Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në sheshin

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin ose siç njihet ndryshe Bajrami i Madh.

Mijëra besimtarë kanë falur në orët e para të mëngjesit Namazin në sheshin “Skënderbej”. Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët janë falur dhe kanë përcjellë mesazhe paqeje, begati dhe mbarësi për njëri-tjetrin.

Ceremonia u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm. Besimtarët më pas drejtohen në shtëpi për të vijuar me festimet, vizitat te familjarët dhe të dashurit e tyre.

Festa e Fiter Bajramit festohet pas 30 ditë agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, që simbolizon sakrificën për besimtarët myslimanë.

Ramazani konsiderohet si periudha kur trupi dhe shpirti pastrohen. Agjërimi fetar është një mundësi për reflektim. Ramazani dhe agjërimi fetar në përgjithësi nuk janë të dizajnuara për të ndihmuar njerëzit që të përpiqen të humbin peshë ose të marrin shëndet.

Të fundit