Flash News

E-TJERA

Sot hapet zyrtarisht fushata, PS dhe PD publikojnë spotet; Rama zgjedh zërin e Ndrenikës, Basha ngre banderolën

Sot hapet zyrtarisht fushata, PS dhe PD publikojnë spotet; Rama zgjedh
Foto ilustruese

Sot do të çelet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. PS do ta hapë fushatën duke organizuar një takim në sheshin "Skëndërbej", në orën 18.00, ku do të jenë të pranishëm  kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet. 

Ndërkohë PD do ta çelë një orë më herët nga sheshi “Nënë Tereza”. Kjo fushatë do të zhvillohet ndryshe nga herët e tjera për shkak të ndalimit të grumbullimeve në kuadër të pandemisë,

Mëngjesin e sotëm dy liderët e partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë postuar në rrjetet sociale spotin e parë. Rama ka zgjedhur që zëri i spotit të tij të jetë aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili flet për "punët e bëra" të qeverisë dhe ato çka ka premtuar, nëse vjen në pushtet pas 25 prillit.

"Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore", shkruan Rama.

Ndërkohë Basha ka zgjedhur një spot më të thjeshtë, ku shihet që banderola me sloganin "Shqipëria fiton", është vendosur në selinë blu. Gjithashtu ka përzgjedhur edhe disa nga momentet e pritjeve që i janë bërë së fundit gjatë takimeve me qytetarët.

"Së bashku do të fitojmë!"-shkruan Basha krahas videos.

Të fundit