Flash News

E-TJERA

Sot hidhen në treg dy kartmonedhat e reja, për herë të parë prerje 10 mijë lekëshe

Sot hidhen në treg dy kartmonedhat e reja, për herë të

Sot do të hidhen në treg dy kartmonedhat e serisë së re 1.000 lekë dhe 10.000 lekë. Të dyja kartëmonedhat kanë elemente të shtuara sigurie.

Kartëmonedhat e reja do të jenë në qarkullim së bashku me ato ekzistuese dhe do të mund të përdoren nga bankat, bizneset dhe qytetarët.

Kartëmonedha 10000 lekë mbart si tematikë simbolet e flamurit dhe himnit kombëtar, të shoqëruara me portretin e poetit të shquar Aleksandër Stavre Drenova, njohur ndryshe me pseudonimin letrar "Asdreni".

Kartëmonedha 1000 lekë vjen me një dizajn të rifreskuar, por ruan të njëjtat motive të paraqitura në prerjen ekzistuese, duke pësuar ndryshime, të cilat lidhen me konfigurimin në tërësi të të gjitha elementeve të shtuara.

Dy kartëmonedhat e reja u prezantuan më 15 qershor në Bankën e Shqipërisë.

Të fundit