Flash News

E-TJERA

Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqiptare përcillet në banesën e fundit

Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë

Edhe sot, Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Homazhet për Kadarenë nisën në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orën 11:00. Kadare do të nderohet me ceremoni shtetërore në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

13.00- çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare. Edhe ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

Kolosi i letrave në gjuhën shqipe, Ismail Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Të fundit