Flash News

E-TJERA

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid/ Vendi në karantinë nga ora 20:30-06:00

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid/ Vendi në
Foto Ilustruese

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat u njoftuan pak ditë më parë. Duke nisur nga kjo e enjte dhe deri më 4 janar, lëvizja do të lejohet prej orës 06:00-20.30. Përtej kësaj fashe orari do të lëvizin vetëm qytetarët që kanë nevoja urgjente apo për arsye pune.

Kufizimet u ashpërsuan në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë pas datës 4 janar do të rikthehet sërish izolimi sikurse është aplikuar deri më sot, prej orës 22:00-06:00.

Personat apo bizneset që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten. Gjithashtu nga sot mbyllen edhe shkollat për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

Masat e reja nuk janë pritur mire nga institucionet fetare, pasi pengojnë mbajtjen e meshave. Ditët e fundit në Shqipëri situata me Covid-19 ka pësuar një përmirësim të lehtë.

Të fundit