Flash News

E-TJERA

Sot hyjnë në fuqi masat e reja/ Hiqet maska në mjediset publike dhe shtyhet ora policore; plani i lehtësimit të kufizimeve

Sot hyjnë në fuqi masat e reja/ Hiqet maska në mjediset publike
Foto ilustruese

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat u njoftuan disa ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Duke nisur nga kjo e martë, maskat nuk do të mbahen në mjedise publike, por do vijojnë të jenë të detyrueshme në mjetet e transportit publik ose ku ka grumbullime.

Nga sot ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00, por muzika do të lejohet deri në orën 22:00. Ndërkohë klubet e natës dhe diskot mbeten të mbyllura. Ky lehtësim i kufizimeve në kuadër të pandemisë erdhi pas përmirësimit të situatës, por Komiteti Teknik i Ekspertëve paralajmëroi se mund të ketë shtrëngim të tyre, nëse shifrat rriten.

Ndërkohë nga 15 Qershori do të lejohen grumbullimet deri në 50 persona, duke respektuar protokollet e vendosura nga autoritetet. Dhe nëse gjendja paraqitet e stabilizuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nga data 1 Korrik, ora policore shtyhet në orën 24.00 - 06:00, ndërsa orari për muzikën do mbetet deri në 22:00.

Gjithashtu do të lejohen kampionatet sportive, teatrot, shfaqjet artistike dhe kulturore me prezence të tifozëve, por me kapacitet të reduktuar deri në 30%.

Ndërkohë vijon procesi i imunizimit. Në Shqipëri deri më tani janë vaksinuar 776,461 qytetarë, ndërsa janë siguruar gjithësej 858,750 doza anti-Covid.

Të fundit