Flash News

E-TJERA

Sot hyjnë në fuqi masat e reja/ Ndalohet qarkullimi dhe aktiviteti i bareve pas orës 20.00, mbyllen gjimnazet

Sot hyjnë në fuqi masat e reja/ Ndalohet qarkullimi dhe aktiviteti i
Foto ilustruese

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, që erdhën si pasojë e përkeqësimit të situatës. Vendi do të hyjë në karanatinë nga ora 20.00-06.00 dhe në këtë fashë orari do të lejohen të lëvizin vetëm qytetarët që kanë arsye emergjente shëndetësore dhe ata për arsye pune.

Gjithashtu pas orës 20.00 do të mbyllen edhe aktivitetet si baret, restorantet dhe qendrat tregëtare, të cilat janë cilësuar si vatra kryesore të përhapjes së virusit. Kufizimet e reja u komunikuan dje nga Komiteti Teknik i Ekspërtëve, i cili shtoi kufizimet, pas rritjes së rasteve ditore, viktimave dhe shtrimeve në spitale.

Masat që do të hyjnë në fuqi nga kjo e enjte do të zgjasin për një periudhë dy javore, deri më 25 shkurt.

Masat e reja

1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes - 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor.

2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes - 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti-Covid.

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve kjo rritje e shifrave me koronavirus ka ardhur pas festave të fundvitit, por dhe nga neglizhenca e qytetarëve për të zbatuar me përpikmëri masat.

Por arsyeja kryesore mbeten variantet e reja, të cilat dyshohen se kanë hyrë në Shqipëri. Komiteti bëri me dije se dyshohet për variantin britanik dhe atë të Afrikës së Jugut. Gjithashtu njoftoi se janë nisur në Londër 50 mostra për tu analizuar. Prej dy ditësh policia është treguar e rreptë me qytetarët, ku ka vendosur një numër të lartë gjobash, si për ata që nuk vendosin maskën dhe për të tjerët që shkelin orën policore.

Të fundit