Flash News

E-TJERA

Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja në kufi, karantinë 10 ditore për qytetarët që nuk plotësojnë 1 nga 3 kushtet

Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja në kufi, karantinë 10

Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid për qytetarët që do të vijnë në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që duke nisur nga sot, qytetarët duhet të plotësojnë një nga tre kushtet e mëposhtme:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla duhet t'i zbatojnë edhe qytetarë kalojnë tranzit në Shqipëri. Ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen masave të reja.

Qytetarët shqiptarë që nuk plotësojnë një nga tre kushtet, do të duhet të karantinohen 10 ditë, ndërsa të huajt nuk do të lejohen të hyjnë.

Gjithashtu në aeroport do të lejohen vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke penguar shoqërimin nga familjarë të tyre. Forcimi i kufizimeve erdhi pas përkeqësimit të situatës së pandemisë në vendin tonë.

Ditët e fundit numri i infeksioneve të reja ditorë ka variuar nga 800-1000 raste. Ndërkohë numri i të vaksinuarve po shkon afro 1.5 milionë.

Disa ditë më parë u vendos rihapja e spitalit "Covid 3", si përpjekje për përballuar fluksin në rritje të pacientëve.

Të fundit