Flash News

E-TJERA

“Sot je askush, nesër bëhesh ministër”, Neritan Ceka: Politika në Shqipëri në periudhën e rrumpallës

“Sot je askush, nesër bëhesh ministër”,

Ish-kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka duke komentuar aktualitetin politik në Shqipëri tha se sot mund të bëhesh ministër duke mos qenë askush.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ceka tha e aktualisht politika ndodhet në periudhën e rrupallës dhe kjo sipas tij favorizohet nga votuesit.

“Mendoj se politika nuk është profesion. Në të gjithë botën demokratike politika është profesion si ai i mjekut, veterinerit etj., duhet të ketë një përgjegjësi dhe karrierë dhe i vetmi vend ku i ofrohet politika njerëzve pa përvojë është Shqipëria.

Sot je askush, nesër bëhesh ministër. Pa folur pastaj për deputetët. Nuk mund të bëhesh ministër sepse të pëlqen ty, nëse nuk ke kaluar në shkallët e diplomacisë dhe nuk njeh mirë praktikën e shtetit. Kjo ka ndodhur në Shqipëri rëndom. Nuk e kam fjalën për ministrin e fundit apo të parafundit, kjo ndodh në të gjitha sferat. Këto aksidente janë të organizuara dhe ky është problemi.

Dhe ky është më i theksuar vitet e fundit sepse vitet e para kishte një seleksionim. Mendoj se jemi në periudhën e rrumpallës politike që favorizohet nga mentaliteti i votuesve shqiptarë. Votuesi shqiptar kur zgjedh doktorin e zemrës e gjen me 100 miq, kur shkon për të votuar s’ka nevojë për asnjë rekomandim, merr pjeprin e parë që i del përpara, ky është problemi i madh jo vetëm i politikës, por i gjithë mënyrës se si është organizuar që nga mentaliteti jonë, i një populli që nuk ka jetuar gjatë në demokraci”, tha Ceka.

Të fundit