Flash News

E-TJERA

Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare, thirrja nga Bundestagu gjerman: Shqipëria nuk i ka përmbushur kriteret

Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare, thirrja nga Bundestagu gjerman:

“Asnjë lëshim përsa i përket kritereve të anëtarësimit”. Kështu është shprehur dr. Johann Wadephul kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor dhe Gunther Krichbaum, zëdhënës për politikën evropiane lidhur me negociatat për anëtarësim.

Wadephul shprehet se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është një mënyrë për të ulur tensionet në rajonin e Ballkanit. Kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor nënvizon se nuk do të ketë asnjë lëshim lidhur me kriteret për anëtarësim.

Wadephul thekson se Bundestagu për Shqipërinë ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit dhe lirinë e shtypi, që sipas tij nuk janë përmbushur.

“Negociatat për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë priten te ndodhin tani afer. Ky është një hap historik drejt rrugës së integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Negociatat duhet të fillojnë tani shpejt në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi. Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre. Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multietnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet. Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t'i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë permbushjen e tyre gjatë bisedimeve”, thotë Wadephul.

Ndërsa Krichbaum kërko nga Bullgaria të mos vendosë më pengesa të reja në rrugën e integrimit, duke kërkuar edhe nga Partitë Demokratike në Shkup të vijojnë punën drejt rrugës evropiane.

“Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për një plan pune për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE jep arsye për shpresë. Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë. Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht ti japë fund lojërave të tyre të motivuara thjesht nga politika e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut i kërkohet gjithashtu si Shqipërisë të vazhdojnë përpjekjet. Partitë demokratike në Shkup duhet të vazhdojnë fuqishëm rrugën evropiane”, thotë Krichbaum.

Të fundit