Flash News

E-TJERA

Sot konferenca online për Minishengenin Ballkanik, marrëveshjet që pritet të miratohen mes Shqipërisë e Serbisë

Sot konferenca online për Minishengenin Ballkanik, marrëveshjet

Ashtu siç ishte lajmëruar, sot do të mbahet konferenca online për minishengenin Ballkanik, ku do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe ai Serbisë, Ana Brnabiç.

Sipas mediave serbe, thuhet se në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum 'Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi' midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19.

Ndër të tjera thuhet se do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime ose ndryshe kartë identiteti.

Të fundit