Flash News

E-TJERA

Sot Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin “Skënderbej”

Sot Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin

Besimtarët Myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur edhe si festa e sakrificës.

Mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ për të falur namazin e Kurban Bajramit në orën 06:00. Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu iu drejtua të gjithë besimtarëve me një lutje.

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri.  Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”, ishte lutja e kreut të KMSH.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin, festë që simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.

Të fundit