Flash News

E-TJERA

Sot Kuvend, votohen ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e vetingut. Basha mbledh grupin, Berisha kundër

Sot Kuvend, votohen ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e vetingut. Basha

Sot në orën 10.00 do të mblidhet Kuvendi. Në seancën e sotme do të votohen ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut në drejtësi.

Mazhoranca është pro zgjatjes së afatave, ndërkohë që nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga PD. Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë para nisjes së seancës, në orën 09.00 grupin parlamentar për ta njohur me vendimin që ka marrë kundrejt kësaj çështjeje.

Ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit ka konfirmuar se do të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të votohet zgjatja e afatave të vetingut në drejtësi.

Në seancën e sotme do të ketë interpelancë ministrja e Energjise dhe Infrastruktures Belinda Balluku, pas kërkesës së deputetit democrat Ferdinand Xhaferraj.

Gjithashtu deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me ministren e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca. Gjithashtu pritet të votohen edhe disa project-vendime.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit