Flash News

E-TJERA

Sot luhet sfida Shqipëri-Hungari, sa kuotohet fitorja e Kombëtares

Sot luhet sfida Shqipëri-Hungari, sa kuotohet fitorja e Kombëtares

Sfida Shqipëri-Hungari luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pas disfatës 4-1 me Poloninë në një konferencë zyrtare trajneri i Kombëtares Edoardo Reja, u shpreh se ekipi kundërshatar është shumë i përgatitur, por edhe lojtarët e Kombëtares kanë mjaftueshëm potencial dhe duhet të luftojnë për të marrë 3 pikëshin.

“Pres një ndeshje të mirë nga skuadra ndaj Hungarisë, duhet të bëjmë një paraqitje ashtu siç bëmë në Poloni, pasi nëse i hedhim një sy rezultatit, 4-1 duket sikur na kanë masakruar, por në fakt nuk ishte ashtu. Hungaria ka një skuadër shumë të fortë, shumë të përgatitur dhe cilësore, por ne duhet të fokusohemi 90 minuta dhe të jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë që kemi dhe të marrim 3 pikë”, u shpreh Reja.

Kompanitë e basteve i kanë caktuar skuadrës hungareze koeficientin 2.6, kurse Kombëtaren e kanë kuotuar me koeficient 2.9. Nëse ndeshja përfundon barazim, kuotohet me 2.9 sërish.  

 

Të fundit