Flash News

E-TJERA

Sot luhet sfida Shqipëri-San Marino, cili është formacioni i mundshëm i projektuar nga Reja

Sot luhet sfida Shqipëri-San Marino, cili është formacioni i

Shqipëria do të luajë sot përballë San Marinos në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45.

Kuqezinjtë synojnë të renditen në vendin e dytë të grupit dhe për këtë duhet të mundin San Marinon. E teksa kombëtarja shton përpjekjet për triumf kundrejt rivalit sot, njëherazi shpreson që Anglia të ndalë Poloninë.

Trajneri i Kombëtares Eduard Reja ende ka disa pikëpyetje lidhur me formacionin e skuadrës në ndeshjen e sotme. Porta qëndron e fortë, pari Berisha i lë vendin Strakoshës. Në prapavijë qëndrojnë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, si një treshe ‘e pathyeshme’.

Hysaj rikthehet në formacion në krahun e majtë pas dëmtimit të Trashit. Mesfusha ‘blindohet’ nga favoritët Bare e Laçi, që vijnë pas Nedim Bajramit.

Uzuni do të jetë me shumë mundësi sërish titullar, krah Rey Manajt. Një opsion i hapur mbetet edhe Armando Broja, pas triumfit që i dha Kombëtares kuq e zi në sfidën me Hungarinë.

Formacioni i mundshëm i Kombëtares: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Laçi, Bare, Hysaj, Bajrami, Uzuni, Manaj.

 

Të fundit