Flash News

E-TJERA

Sot mbahet derbi Tirana-Partizani, rrugët që do të bllokohen

Sot mbahet derbi Tirana-Partizani, rrugët që do të bllokohen

Policia ka bërë me dije masat e marra për derbin Tirana-Partizanti që do të luhet sot në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”. Në këtë kuadër të ndeshjes do të ketë bllokim të plotë nga ora 16.00 deri në përfundim të ndeshjes të disa segmenteve rrugore dhe të pjesshëm.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:

– Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Segmentet rrugore që do të jenë pjesërisht të bllokuara:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës: Nga Teatri i Operas dhe Baletit, bulevardi "Dëshmorët e Kombit", rruga "Bajram Curri", Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima" - stadiumi.

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” - stadiumi.

Policia do të kontrollojë tifozët para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të hyjnë në stadium fëmijët nën moshën 16-vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit dhe tifozët problematikë.

Të fundit