Flash News

E-TJERA

Sot mbahet protesta e stafit akademik, 9 kërkesa për qeverinë

Sot mbahet protesta e stafit akademik, 9 kërkesa për qeverinë

Sot në orën 11.00 pritet të nisë protesta e sftafit akademik. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë thirrje për mbështetje. Ata kërkojnë rritje të pagave dhe plotësimin e nëj sërë kërkesave të tjera.

Protesta e tyre vjen në prag të vitit të ri akademik. Pedagogët kanë paralajmëruar bojkot të mësimit, nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre. Protesta e tyre është mbështetur edhe nga opozita.

Sindikata rendit kërkesat:

1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ

2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor

3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”

4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

6. Rivlerësimin e orës mësimore

7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

8. Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”

9. Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.

Të fundit