Flash News

E-TJERA

Sot mbërrijnë 15 mijë doza nga Pfizer, së shpejti nis vaksinimi i personave nën 65 vjeç

Sot mbërrijnë 15 mijë doza nga Pfizer, së shpejti nis
Foto ilustruese

Në vendin tonë sot pritet të mbërrijnë 15 mijë vaksina nga Pfizer. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

Prej 11 janarit, kur nisi fushata e vaksinimit në vendin tonë kanë marrë dozën e parë mbi 13 mijë persona. Si fillim ishin bluzat e bardha, ndërsa tashmë procesi i vaksinimit po zhvillohet paralelisht mes mjekëve, infermierëve dhe të moshuarëve mbi 80 vjeç.

Pritet që gjatë muajit mars të nisë vaksinimi dhe i grupmoshave më të reja. Manastirliu bëri me dije se brenda 10 ditëshit të parë, në Shqipëri do të vijnë 14 mijë vaksina nga Astra Zeneca.

Kjo e fundit është rekomanduar për personat nën moshën 65 vjeç. Pavarësisht këtij kriteri do të jetë Instituti i Shëndetit Publik që do përcaktojë target grupin që do të marrë dozën e Astra Zenecës.

Procesi i vaksinimit është shtrirë tashmë në disa qytete të vendit.

Të fundit