Flash News

E-TJERA

Sot mblidhet Asambleja e Shoqatës së Bashkive, Ademi letër ambasadorëve: SHBSH po kapet nga PS

Sot mblidhet Asambleja e Shoqatës së Bashkive, Ademi letër

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi iu ka dërguar një letër ambasadorëve, ku ngre shqetësimin se Shoqata Bashkive të Shqipërisë po kapet nga anëtarë të PS, që nuk janë pjesë e SHBSH.

Ajo ka shpërndarë edhe një email të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut, i cili thërret mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH, për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese. Asambleja do të mblidhet sot në orën 12.00 dhe mund të propozohet shkarkimi i Ademit.

SHBSH aktualisht drejtohet nga Voltana Ademi. Kjo e fundit shprehet se kryetarët e rinj të bashkive nuk janë anëtarë të shoqatës dhe nuk mund të marrin vendime që lidhen me zgjedhjen e drejtuesëve. Në 30 qershor mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për zgjedhjet e lokalë.

"SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Duke njohur rolin tuaj të rëndësishëm, kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e këtyre zhvillimeve të fundit. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore", thuhet në letrën e Ademit.

Sot mblidhet Asambleja e Shoqatës së Bashkive, Ademi letër

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit