Flash News

E-TJERA

Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, pritet shtrëngim i masave anti-Covid

Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, pritet shtrëngim i masave
Foto ilustruese

Masat anti-Covid që hynë në fuqi më 10 shkurt, skadojnë sot. Pritet që këtë të enjte të mblidhet Komiteti Teknik i Eskpertëve dhe të vendosë nëse do të ketë lehtësim ose shtrëngim të kufizimeve.

Në media qarkullojnë lajme të konfirmuara nga burime jozyrtare se ekspertët do të komunikojnë sot shtrëngim të masave, pasi situata me Covid-19 është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas këtyre zërave mund të mbyllet fundjava, ose vendi të hyjë në karantinë nga ora 18:00-06.00.

Ndërkohë deri më sot fasha e orarit, kur nuk lejohej lëvizja përveç rasteve përjashtimore ka qenë 20:00-06.00.

Gjithashtu gjatë kësaj fashe orari ishte i ndaluar zhvillimi i aktiviteteve të bareve, dyqaneve, restoranteve me përjashtim të shërbimit delivery. Po ashtu shkollat zhvilluan mësim online.

Një ditë më parë ne vendin tonë u regjistruan 1021 raste pozitive dhe 19 viktima nga koronavirusi. Ajo që e bëne dhe më serioze situatën është ulja e moshës te personat që humbin jetën.

Të fundit