Flash News

E-TJERA

Sot mblidhet Kuvendi/ Pritet rrëzimi i dekreteve të Metës dhe miratimi i disa projektligjeve

Sot mblidhet Kuvendi/ Pritet rrëzimi i dekreteve të Metës dhe

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10.00. Në rendin e ditës ëshët parashikuar rrëzimi i dekreteve të presidentit Ilir Meta për "Bashkëqeverisjen", "Buxhetin 2022", "Tatimet" dhe "Taksat".

Gjithashtu pritet të miratohen tre projektligje që kanë të bëjnë me krijimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, për fëmijët që marrin ndihmë financiare nga shteti dhe për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023.

Kuvendi do të miratojë dhe një akt normativ që lidhet me sigurimin e vaksinave anti-Covid. Ndërkohë janë parashikuar dhe diskutime jashtë rendit të ditës.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit