Flash News

E-TJERA

Sot mblidhet Kuvendi/ Rama thirret në interpelancë, çfarë pritet të miratohet

Sot mblidhet Kuvendi/ Rama thirret në interpelancë, çfarë

Kuvendi do të mblidhet sërish sot në orën 10.00 pas seancës maratonë të javës së kaluar, ku u miratua buxheti për vitin 2022.

Kryeministri Edi Rama do të jetë në interpelancë, e cila është kërkuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Ky i fundit ka kërkuar nga Rama detaje për nismën "Open Balkan".

Në rendin e ditës parashikohet dhe miratimi i një akti normativ që lidhet me disa ndryshime të marrëveshjes së insitucioneve shqiptare me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Gjithashtu do të diskutohet dhe miratohen ndryshime në ligjin për parandalimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Deputetët do të votojnë dhe një projektvendim që lidhet me rregulloren e Kuvendit.

Ne seancën e sotme do të ketë dhe diskutime jashtë rendit të ditës, ku priten debate mes palëve, sikurse ka ndodhur dhe mbledhjet e kaluara.

Sot mblidhet Kuvendi/ Rama thirret në interpelancë, çfarë

Të fundit