Flash News

E-TJERA

Sot miqësorja me Spanjën, kuqezinjtë synojnë fitoren me 'formacion titullarësh'

Sot miqësorja me Spanjën, kuqezinjtë synojnë fitoren me
Foto Ilustruese

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 19:45 përballë Spanjës në “RCDE Stadium” në një ndeshje miqësore.

Edhe pse më shumë një test për kombëtaren, kuqezinjtë do të kërkojnë hapësirat për të rrëmbyer nga spanjollët fitoren.

Tekniku Edoardo Reja ka projektuar 11-shen titullare me të cilën do të sfidojë Spanjën. Në portë qëndron Thomas Strakosha, në mbrojtje aktivizohet treshja Kumbulla, Gjimshti dhe Ismajli.

Në mesfushë, Kristjan Asllani, Bare, Laçi dhe Gjasula, ndërsa në krah do të pozicionohen Hysaj dhe Ivan Balliu. Në sulm qëndron Myrto Uzuni dhe Armando Broja, dyshja që do të jetë përgjegjëse për të shënjestruar portën kundërshtare.

Shqipëria (3-5-2): Strakosha; Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Armando Broja dhe Uzuni.

Të fundit