All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Sot miqësorja me Ukrainën, Sylvinho: Jemi shumë të mërzitur, s’kam asgjë për t’u thënë djemve

All - Paragraf - 1

Sot miqësorja me Ukrainën, Sylvinho: Jemi shumë të

Para miqësores me Ukrainën, trajneri i Kombëtares Sylvinho ka folur në një konferencë për mediat.

All - Paragraf - 3

Trajneri foli për ndeshjen me Poloninë që i dha fund ëndrrës për në Botëror dhe tha se ishin shumë të mërzitur pas humbjes.

Sa i përket sfidës së sotme, Sylvinho u shpreh se duhet të luajnë mirë duke e konsideruar një ndeshje me rëndësi.

“Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë, kemi bërë më të mirën, kishim fatin të luanim ndeshjen më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Nuk kishim një rezultat të mirë, edhe pse kishim një paraqitje të mirë.

Nuk kam asgjë për t’u thënë djemve, ishte ndeshje e mirë. Kështu është futbolli, kur humb duket çdo gjë gabim, por nuk është ashtu. Me Ukrainen është ndeshje e rëndësishme, një tjetër ndeshje ndaj një ekipi të madh përfaqësues, janë të mërzitur po si ne, por duhet të luajmë 90 minuta dhe duhet ta përgatisim shumë mirë”, tha Sylvinho.

Të fundit