Flash News

E-TJERA

Sot ndeshja me Poloninë, Sylvinho dërgon tre futbollistë në tribunë

Sot ndeshja me Poloninë, Sylvinho dërgon tre futbollistë në

Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë sonte në mbrëmje përballet kundër Polonisë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka dërguar në UEFA listën zyrtare me 23 futbollistët e gatshëm që do ketë për këtë sfidë, por mungojnë Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake.

Sakaq, porta do t’i besohet sërish Thoma Strakoshës, i cili do të ketë para 4 mbrojtës. 

Në të majtë, do të luajë Mario Mitaj, ndërkohë që në të djathtë hapësirë do të ketë edhe për Elseid Hysajn. Qendra e mbrojtjes do t’i besohet sërish dyshes Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti.

Në mesfushë, Asllani dhe Shehu janë titullarë të padiskutueshëm, ndërkohë që ka një balotazh mes Ramadanit dhe Laçit, me këtë të fundit më të favorizuar. Në të djathtë të sulmit, do të jetë Myrto Uzuni ndërsa në të majtë do të jetë Arbër Hoxha.

Në qendër të sulmit, pritet të jetë Bajrami si “9-sh fals”. Megjithatë, gjatë ndeshjes mund të kalojë Bajrami në krah dhe në qendër të zhvendoset Uzuni.

Ndeshja luhet në orën 20:45 në ‘PGE Arena’ të Varshavës 

 

Të fundit