Flash News

E-TJERA

Sot në Romë, samiti i parë Itali–Shqipëri. Në fokus mbrojtja, shëndetësia dhe emigracioni

Sot në Romë, samiti i parë Itali–Shqipëri. Në

Për herë të parë, zhvillohet sot në Romë mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Në rendin e ditës së këtij takimi përfshihet nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh dypalëshe dhe memorandume mirëkuptimi.

Në fund të tetorit, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje të re bashkëpunimi me Italinë, që mbulon të paktën 10 sektorë të ndryshëm – dokument që pritet të firmoset sot nga Kryeministri Edi Rama dhe homologja e tij italiane, Giorgia Meloni.

Në këtë vizitë zyrtare, Kryeministrin Rama e shoqërojnë 10 ministra të kabinetit qeveritar.

Takimi mes dy krerëve të qeverive do të zhvillohet në orën 11:40, ndërsa në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët e delegacioneve.

Rreth orës 14:00 pritet firmosja e marrëveshjeve dhe memorandumeve që mbulojnë fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.

Të fundit