Flash News

E-TJERA

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor, zbardhet axhenda e punimeve

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor,

Sot në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbledhë drejtuesit më të lartë të Rajonit. Punimet do të nisin në orën 09.30 dhe do të përfundojnë pak pas orës 15.00.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit, si dhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh.

Në orën 12.30, Rama dhe Varhelyi do të mbajnë një konferencë për mediat.

Axhenda e plotë:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare).

Të fundit