Flash News

E-TJERA

Sot nis Euro 2024, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse Gjermani-Skoci

Sot nis Euro 2024, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse Gjermani-Skoci, të cilët sonte do të zbresin në fushën e “Allianz Arena”, për të çelur zyrtarisht Kampionatin Evropian të futbollit. 

Në kuadër të Grupit A, Gjermania është kualifikuar direkt si vendi që pret Kampionatin Evropian, ndërsa Skocia përmes play-offit arriti një vend në eventin kryesor. 

Julian Nagelsmann për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe Kain Havertz. Pas tyre do të jenë dyshja Toni Kroos dhe Ilkay Gundogan.

Në anën tjetër te Skocia, shumica e lojtarëve kryesor luajnë në elitën e futbollit anglez dhe janë skuadër e rrezikshme.

Skocia starton me emra si Tierney, Robertson dhe McTominay.

Gjermania:  Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.

Skocia: Gunn; Tierney, Hendry, Porteous; Robertson, McGregor, McTominay, Ralston; McGinn, Christie; Adams.

Sot nis Euro 2024, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse

Të fundit