Flash News

E-TJERA

Sot nis mësimi, nxënësit e një shkolle në Elbasan e bojkotojnë: Duam ngrohje!

Sot nis mësimi, nxënësit e një shkolle në Elbasan e
Foto Ilustruese

Sot ka nisur sërish mësimi pas festave të fundvitit, të zgjatura si pasojë e pandemisë. Ndërsa të gjithë i janë drejtuar shkollave, nxënëesit e një shkolle në Elbasan e kanë bojkotuar mësimin.

Me pankarta në duar, ku shkruhej “Duam ngrohje”, nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Europa” së bashku me prindërit zhvilluan një protestë simbolike para ndërtesës.

Ata kërkojnë që të sigurohet ngrohja në këtë shkollë, duke theksuar se ky është një shqetësim serioz. Nxënësit dhe prindërit janë të vendosur në lidhje me kërkesën e tyre, ndërsa shprehen se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e saj.

Të fundit