Flash News

E-TJERA

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PD garon e përçarë

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

Pra, kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.

Me 6 mars rreth 648 mijë qytetarë do t’u drejtohen 940 kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre në krye të bashkive të mësipërme, ku do të marrin pjesë 11 parti me 18 kandidatë. Vlen për t’u përmendur se në këto zgjedhje, për herë të parë Partia Demokratike garon e përçarë. 

Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PDK që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga ish kryeministri Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës, Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër,  Majlinda Angoni
Për Bashkinë Dibër, Rrahim Spahiu

Për Bashkinë Rrogozhinë, Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë, Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës  Eriselda Sefa

Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa, 
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku. 

Kandidatët e koalicionit 'Shtepia e Lirise'

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Kandidatët fitues do të mbajnë detyrën vetëm rreth një vit pasi në qershor 2023 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, ato të 30 qershorit 2019, opozita nuk mori pjesë. Për rrjedhojë PS fitoi të 61 bashkitë.

Shkak që 6 bashkitë në zgjedhje janë sot pa kryetar është bërë kandidimi i personave të dënuar dhe dorëheqjet sic ishte rasti i Durrësit.

Të fundit