Flash News

E-TJERA

Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini

Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet

Duke filluar nga sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane. Në një njoftim zyrtar të Ambasadës Amerikane, bëhet me dije se periudha e regjistrimit për Programin DV-2024 fillon sit më 5 Tetor në orën 12:00 të mesditës dhe përfundon ditën e martë më 8 Nëntor 2022, po në orën 12:00 të mesditës.

Të gjithë aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, sepse aplikimi nuk mund të bëhet me kartë identiteti. Kriteri bazë që aplikanti të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë deri në dy vite eksperiencë pune.

“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës”, shkruhet në njoftim.

 

Të fundit