Flash News

E-TJERA

Sot një nga ditët më të nxehta, temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë

Sot një nga ditët më të nxehta, temperaturat do të

Vendi ynë do të përfshihet sot nga temperatura të larta, të cilat do të shkojnë deri në 37°C.   Moti në Shqipëri do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. 

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare më tepër vranësira të larta dhe transparente. Në zonën e Alpeve dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera-herës deri të dendura. 

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave por edhe rrebeshe dhe stuhi shoqëruar me breshër dhe rrufe. 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 5-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. 

në zona e ulëta 18 deri 37°C 

në zona bregdetare 21 deri 34°C 

 

Të fundit