Flash News

E-TJERA

Sot pasdite mblidhet Kuvendi për organet e reja drejtuese, Rama prezanton programin; PS thërret deputetët një orë para

Sot pasdite mblidhet Kuvendi për organet e reja drejtuese, Rama prezanton

Ditën e sotme në orën 17.00 do të mblidhet Kuvendi, me urdhër të kryetares së re Lindita Nikollës. Sot pritet të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit si Byroja dhe përbërja e Sekretariateve, Kryesia e  komisioneve të përhershme, etj.

Sot pasdite mblidhet Kuvendi për organet e reja drejtuese, Rama prezanton

Pavarësisht se nuk është parashikuar në rendin e ditës, pritet që kryeministri Edi Rama të prezantojë programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Pas miratimit në Parlament, ai i dërgon Presidentit Ilir Meta për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Kujtojmë që një ditë më parë Kreu i Shtetit i dërgoi një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte informacion për emrat që ka vendosur Rama në krye të ministrive.

Nëse Meta nuk refuzon asnjë emër, pas dekretimit ministrat dhe kryeministri do të betohen në presidencë.

Vetëm një orë para nisjes së Kuvendit, PS do të mbledhë grupin parlamentar, sipas informacioneve që qarkullojnë në media. Mbledhja që pritet të nisë në orën 16.00 në selinë rozë do të drejtohet nga Taulant Balla.

Të fundit