Flash News

E-TJERA

Sot provimet e maturës shtetërore, mbi 27 mijë nxënës i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj

Sot provimet e maturës shtetërore, mbi 27 mijë nxënës i

Këtë të martë mbi 27 mijë nxënës të klasave të 12-ta do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës, në gjuhën e huaj.

Edhe pse telefonat janë të ndaluar gjatë provimit, për ata që mund të guxojnë të marrin mjete elektronike me vete, janë marr masa ekstra në institucionet arsimore ku do të zhvillohet testimi: bllokues valësh për të gjitha pajisjet digjitale.

Vetëm me kartën e identitetit dhe stilolapsin me vete nxënësit duhet të paraqiten një orë e 30 minuta para nisjes së provimit në 10:00. Ndërsa 7 ditë pas gjuhës së huaj do të testohen në gjuhën shqipe dhe letërsi, më 17 qershor do të vijojnë me matematikën dhe do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor.

Të fundit