Flash News

E-TJERA

“Sot rivalë, por gjithmonë miq”, pankarta epike në Prishtinë, lokali ofron kafe e çaj falas për tifozët turq

“Sot rivalë, por gjithmonë miq”, pankarta epike në

Kombëtarja e Kosovës luan sonte në orën 20:45 një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Turqisë, në luftë për një biletë drejt Kampionatit Botëror.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati të presë një sfidë që mund të hyjë në histori, ndërsa kryeqyteti i Kosovës ka nisur të mbushet me tifozë nga të gjitha trevat shqiptare.

Rrugët dhe sheshet janë pushtuar nga mbështetësit, mes tyre edhe shumë tifozë nga Shqipëria, të cilët kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të përkrahur “Dardanët” në këtë përballje vendimtare.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë viral në rrjet është gjesti i një bar-kafeje në Prishtinë, e cila ka vendosur të ofrojë kafe dhe çaj falas për tifozët turq.

“Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe dhe çaj falas për të gjithë fansat turq. Ju i paguat në vitin 1999 dhe sot nuk na detyroheni asgjë. Faleminderit”, thuhet në pankartë.

“Sot rivalë, por gjithmonë miq”, pankarta epike në

Të fundit