Flash News

E-TJERA

Seanca e fundit në Kuvend, PS pritet të votojë pa dakordësi legalizimin e kanabisit dhe ligjin për studentët e mjekësisë

Seanca e fundit në Kuvend, PS pritet të votojë pa dakordësi

Parlamenti mban sot mes debatesh seancën e fundit plenare për këtë sesion.

Ndonëse e fundit, në rendin e ditës të seancës së sotme parashikohet votimi i dy ligjeve që kanë ngjallur debate të forta, si nga grupet e interesit, ashtu edhe nga opozita.

 Bëhet fjalë për projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si dhe projektligji “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Para parlamentit, me protesta, seancën e fundit do ta presin edhe studentët e mjekësisë. Paralel me protestat, ata kërkuan përmes një shkrese zyrtare, të dëgjohen të enjten në Kuvend.  

Pezull për sesionin e ri në shtator, Kuvendi ka lënë të tjera nisma të rëndësishme, si paketa e despiunizimit apo zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit.

Seanca e fundit në Kuvend, PS pritet të votojë pa dakordësi

Të fundit