Flash News

E-TJERA

Sot seanca maratonë për buxhetin, opozita vijon aksionin, PS bën gati skenaret

Sot seanca maratonë për buxhetin, opozita vijon aksionin, PS bën

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare për të miratuar projektbuxhetin e vitit 2024. Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë seancën për të mos lejuar kalimin e “buxhetit të vjedhjeve”, siç e ka cilësuar kryedemokrati Sali Berisha.

Opozita kërkon nga socialistët plotësimin e tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore.

PS ka bërë me dije se buxheti mund të kalojë edhe pa debat parlamentar. Në rast se opozita vendos të ngujohet në sallën e Parlamentit, ekziston mundësia që seanca të zhvendoset në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas demokratëve, Rama ka urdhëruar Gardën dhe RENEA-n të jenë të pranishëm në sallë për të penguar aksionin e opozitës.

 

Të fundit