Flash News

E-TJERA

Sot seanca për Luan Dacin, gjyqtari do të ballafaqohet me të shkarkuarit nga vettingu

Sot seanca për Luan Dacin, gjyqtari do të ballafaqohet me të
Ish-anëtari i kolegjit të posaçëm, Luan Daci

Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit sot do të zhvillojë seancën e ish-anëtarit të kolegjit të posaçëm Luan Daci me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Mësohet se,në procesin ndaj Dacit pritet të dëshmojnë ish-anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, Besnik Cani, ish-prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish Gjyqtari Ervin Metall të dëshmojnë kundër Dacit.

Cani, Sevdari dhe Metalla, të shkarkuar nga detyra prej KPA-së, janë edhe tre kallëzuesit e Dacit, të cilët njoftuan SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i Posaçëm i Kolegjit të Apelimit.

Kujtomë se, rreth një muaj më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra të Luan Dacit, pas akuzave për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

Të fundit