Flash News

E-TJERA

Sot seanca për Veliajn, miku i tij biznesmen paraqitet në GJKKO

Sot seanca për Veliajn, miku i tij biznesmen paraqitet në GJKKO

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”.

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme është paraqitur biznesmeni dhe miku i tij, Elman Abule. Ky i fundit është marrë i pandehur nën akuzë për pastrim parash.

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Të fundit