Flash News

E-TJERA

Sot seancë plenare, banorët e “5 Majit” në protestë para Kuvendit

Sot seancë plenare, banorët e “5 Majit” në

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme për mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i disa Akteve Normative dhe projektligjeve si ai për për noterin, regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, si dhe disa marrëveshje në fushën e ekonomisë.

Sot seancë plenare, banorët e “5 Majit” në

Nga ana tjetër para nisjes së seancës është paralajmëruar se do të mbahet një protestë. Banorët e zonës së “5 Majit”, shtëpitë e të cilëve janë shembur do të protestojnë para Kuvendit në orën 09.30.

Sipas njoftimit nga përfaqësia e banorëve, kjo protestë vjen në mungesë të vëmendjes nga Bashkia e Tiranës për problematikat që kanë ngritur lidhur me projektin qe po aplikohet ne fund te rruges "5-Maj’.

Kujtojmë se disa ditë më parë, banorët u përplasën me policinë pas shembjes së banesave në kuadër të procesit të rindërtimit.

Banorët u dolën përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk ishin dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme.

Pas përplasjeve, blutë kanë shoqëruar disa prej banorëve në polici. Ata që preken nga ky projekt janë banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8.

 

 

 

Të fundit