Flash News

E-TJERA

Sot sërish protestë kundër rritjes së çmimeve, kërkesat ekonomike që i janë drejtuar Ramës

Sot sërish protestë kundër rritjes së çmimeve,

Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. 

Protesta pritet të nisë në orën 11.00 në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas qytetarët do të marshojnë në drejtim të kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalime nga aktivistë apo qytetarë.

Qytetarët i kanë drejtuar disa kërkesa ekonomike kryeministrit Edi Rama, si më poshtë:

1. Të ndalohet rritja e çmimit të naftës  

2. Ngritja e bordit për kontrollin e çmimit të karburanteve në kohë krize;

3. Të miratohet një paketë ekonomike për krizën  

4. Të publikohet angazhimi i qeverisë për miratimin e një akti normativ për uljen e çmimit të ushqimeve të shportës

Që nga protesta e parë, që u mbajt afro dy javë më parë, janë marrë disa masa ku qeveria ka ngritur dy borde, për monitorimin e çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve të shportës.

 

 

Të fundit