Flash News

E-TJERA

Sot sfida me Izraelin, si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Sot sfida me Izraelin, si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Shqipëria do të luajë sot përballë Izraelit në kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren në stadiumin “Bloomfield”, në orën 20:45.

Skuadra e Edy Rejas mbërriti dje në Tel Aviv ku ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes. Por cili është formacioni i mundshëm i kuqezinjve përballë Izraelit?

Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht për shkak të problemit muskulor dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme. Në portë do të luajë Strakosha, në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Veseli, ndërsa në krahë, djathtas Balliu dhe majtas Hysaj.

Përpara pritet të rreshtohen Gjasula, Abrashi dhe Laçi. Nedim Bajrami do të mbështesë dy sulmuesit, Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.

Sot sfida me Izraelin, si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Të fundit