Flash News

Ditari i Opozitës

Sot si deputet i pavarur, ku u ul Berisha në Kuvend

Sot si deputet i pavarur, ku u ul Berisha në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i fundit që mbërriti në sallën e Kuvendit, pasi bëri dhe një deklaratë për gazëtarët, ku foli ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky i fundit e përjashtoi një ditë më parë Berishën nga grupi parlamentar i PD. Berisha shkoi sot në Kuvend, i shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu e Flamur Noka, deputetët që kundërshtuan vendimin e kryedemokratit.

Ndërsa në sallën e Kuvendit, Berisha është ulur në një karrige që ndodhet në rreshtat e fundit. Në krah të tij është deputeti Tritan Shehu, ndërsa pranë tij ndodhet kreu i PR, Fatmir Mediu, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda. Kujtojmë që aletatët e vegjël të Bashës po diskutojnë për krijimin e një grupi të ri parlamentar.

Sot si deputet i pavarur, ku u ul Berisha në Kuvend

Sot si deputet i pavarur, ku u ul Berisha në Kuvend

 

Të fundit