Flash News

E-TJERA

Sot vendos Apeli, Fatos Tushe kërkon sërish lirinë: Jam gati të lë "peng" pasurinë

Sot vendos Apeli, Fatos Tushe kërkon sërish lirinë: Jam gati
Fatos Tushe

Sot në Apelin e GJKKO-së po zhvillohet seanca për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, i cili kërkon lirinë me arsyetimin se ka probleme shëndetësore.

Ai i ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. Gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që të lirohet me masë garancie pasurore. Apeli do të vendosë nëse kryebashkiaku do të qëndrojë në qeli, apo do të lirohet.

Tushe ka deklaruar se vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. 

Fatos Tushe u arrestua për korrupsion nga SPAK me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave. Pas arrestimit, kryeministri Edi Rama vendosi ta shkarkojë nga detyra dhe ta përjashtojë nga Partia Socialiste.

Të fundit