Flash News

E-TJERA

‘Sot votën, nesër votrën', protesta e qytetarëve me pankarta kundër Ramës

‘Sot votën, nesër votrën', protesta e qytetarëve

Pak çaste para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, në shesh kanë mbërritur grupet e para të mbështetësve.

Disa prej tyre janë paraqitur me pankarta që përmbajnë mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.

Një nga sloganet që ka tërhequr vëmendjen është: “Sot votën, nesër votrën”.

Opozita ka organizuar sot protestën e katërt kombëtare për këtë vit, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, pas skandaleve të shumta të qeverisë socialiste në pushtet.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, me synimin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Të fundit