Flash News

E-TJERA

Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar Bajram Begaj në formularin e dekriminalizimit

Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosur, Bajram Begaj, është propozimi i maxhorancës për President të Republikës së Shqipërisë.

Begaj u votua nga 37 deputetë socialistë, ndërsa pritet që të votohet sot në Kuvend në orën 18:00. Begaj ka plotësuar formularin e dekriminalizimit 5 vite më parë.

Nga të dhënat që Begaj ka deklaruar në formular, rezulton të jetë një figurë e pastër. Kandidati për President i është përgjigjur negativisht pyetjeve nëse ka qenë ose jo më herët i ndjekur penalisht apo i dënuar.

Begaj po ashtu ka mohuar të ketë qëndruar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë më shuëm se 1 muaj.

Pak më parë, Ilir Meta firmosi lirimin e tij nga detyra e Presidentit duke i hapur rrugë votimti të Begajt nga Parlamenti. Begaj ka firmosur dorëheqjen nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar Sot votohet nga Kuvendi për President, çfarë ka deklaruar

Të fundit