Flash News

E-TJERA

Sot zhvillohet seanca e fundit në Kuvend para fushatës elektorale, ja çfarë pritet të miratohet

Sot zhvillohet seanca e fundit në Kuvend para fushatës elektorale, ja

13 prilli shënon seancën e fundit plenare në Kuvend për shkak se fillon fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mësohet se në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.

Gjatë seancës do të diskutohet projekt-vendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes 2023”.

Fondi është përcaktuar të jetë në vlerën e 100 milionë lekëve.

Gjithashtu, mes pikave për të cilat do të diskutohet është edhe projektligji për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna, projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”.

Të fundit