Flash News

E-TJERA

Spahiu: Gjykata e Hagës e vetmja zgjidhje, Shqipëria e papërgatitur në përballjen me Greqinë

Spahiu: Gjykata e Hagës e vetmja zgjidhje, Shqipëria e
 
Ish-kreu i Aleancës kuq e Zi, Kreshnik Spahiu argumentoi se ka katër rrugë ligjore për zgjidhjen e çështjes së detit, ndërsa deklaroi se në këto kushte zgjidhja e vetme është Gjykata e Hagës. Spahiu u shpreh për "Open" se politika shqiptare nuk është e përgatitur për përballjen në Hagë dhe se mungon një platformë.

"Në raste të një mosmarrëveshje janë katër rrugë ligjore për zgjidhjen e këtij konflikti. Së pari, përmes një pale të tretë, Arbitrazhit Ndërkombëtar, Gjykata e të Drejtave të Detit dhe Gjykata Ndërkombëatre e Hagës. Kjo e fundit ishte zgjidhja e vetme, pasi politika nuk është e përgatitur, nuk ka një platformë për zgjidhjen. Nuk besoj se Greqia do nënshkruante një marrëveshje që përfiton Shqipëria", tha Spahiu.

Të fundit